E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgoset gruaja lehonë, 8 ditë pasi lindi foshnjën sepse nuk pagoi një gjobë
Uncategorized

Burgoset gruaja lehonë, 8 ditë pasi lindi foshnjën sepse nuk pagoi një gjobë

Naim Bahçja nga fshati Drisht i Postribës në Shkodër prej një jave po kujdeset për fëmijën e tij të porsalindur.

Bashkëshortja e Naimit, 25-vjeçarja Diana Bahçja është arrestuar nga policia duke e shkëputur nga djali i saj vetëm 8 ditësh, pasi gjykata e shkallës së parë në Tiranë i ka vendosur një gjobë në vitin 2020 prej 2 milionë e 500 mijë lekë të vjetër, duke ia konvertuar një javë më parë, në 50 ditë burg.

Naim Bahçja thotë se gruaja e tij u arrestua pa pasur asnjë dijeni as për gjobën e vendosur para tre vitesh dhe as për vendimin e dënimit me burg.

Diana Bahçja është dënuar për braktisjen e një fëmije nga martesa e parë, por ajo mohon ta ketë bërë këtë gjë.

Në një bisedë telefonike nga burgu i grave në Tiranë, e dënuara thotë se ish-bashkëshorti pasi e ka keqtrajtuar e ka nxjerrë nga shtëpia duke mos ia lënë as vajzën.

Aktualisht për djalin që sapo ka mbushur dy javë nga momenti i lindjes kujdeset babai Naimi dhe mbesa e tij 11-vjeçare.

Apeli i 28-vjeçarit është që bashkëshortja e tij të lirohet sa më parë dhe të kthehet te fëmija i porsalindur, ndërsa tregon se është i gatshëm që të marrë edhe vajzën që bashkëshortja e tij ka nga martesa e parë

Burgosja e gruas me foshnjën 8 ditëshe, Trenova: Rast fatkeq,

Juristi, Gentian Trenova, thotë se Prokuroria duhet të marra masa emergjente që të kërkojë shtyrjen e ekzekutimit.

“Është një rast fatkeq për personin që është futur në burg. Prokuroia në këtë rast duhet të marrë masa emergjente që të kërkojë shtyrjen e ekzekutimit. Ndoshta nuk kanë pasur informacionin e duhur kur është bërë konvertimi i dënimit nga dënimi me gjobë në burgim. Është dhe një mungesë vëmendje nga ana e prokurorisë dhe gjykatës që kur merr një vendim nuk merr informacionet e plota për personin ndaj të cilit merret vendimi“, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.