E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burgosja e Fredi Beilerit, reagon Berisha: Akt stalinist i Ramës për të kontrolluar trojet e Himarës. Banorët ta dënojnë me votë!
Politikë

Burgosja e Fredi Beilerit, reagon Berisha: Akt stalinist i Ramës për të kontrolluar trojet e Himarës. Banorët ta dënojnë me votë!

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka reaguar në lidhje me vendimin e gjykatës për të lënë në burg kandidatin e koalicionit ‘BF’, Fredi Beilerin nën akuzën për blerje votash.

WhatsApp-Image-2022-11-18-at-2.42.05-PM

Berisha në ‘Facebook’ shrkuan se ky vendim është një akt stalinist i kryeministrit Edi Rama i cili për interesat e tij mafioze ka urdhëruar mbajtjen në burg të Beilerit, në mënyrë që të mbajë në kontroll trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Sakaq thekson se ky vendim duhet dënuar me forcë nga banorët të cilët duhet të votojnë për nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës.

Postimi i plotë:

Akt stalinist i Edi Ramës.

Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës. sb

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.