E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Burracak, frikacak”/ Deputeti demokrat: Rama duhet të japë dotëheqjen
Publik News

“Burracak, frikacak”/ Deputeti demokrat: Rama duhet të japë dotëheqjen

Deputeti Tomor Alizoti ka komentuar mungesën e kryeministri Edi Rama në seancën e fundit parlamentare, duke e qujatur firkacak dhe burracak kreun e mazhorancës.

Gjatë një interviste në një studio televizive, Alizoti është shprehur se Rama fshihet poshtë “tavolinës” dhe nuk e përmbush detyrën e tij si kryeministër në raste krize.

Sipas Alizotit, Rama duhet të japë dorëheqjen.

“Kam humbur çdo respekt për këtë person. Nuk është politika. Është në një vend që mund të përballet me kriza dhe mund të zgjedhë të ikë. Është dezertim në detyrë.

Është turp, për të qeshur e për të qarë që kryeministri nuk vjen në Parlament, nuk vjen në detyrë.

Është burracak. Nuk je vetëm për të shpërndarë tendera e për të shijuar postet.

Ky mund të jetë nga ata që futet poshtë tavolinën.

Ose duhet të përballohet kriza ose jep dorëheqjen. Nuk mund të braktisësh detyrën.

Kjo nuk ndodh as me diktatorët. Ky nuk ka asnjë timbër për të qenë edhe diktator se duhet të jesh kurajoz”, ka thënë Alizoti.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.