Burri kërcënon me jetë gruan. Ndërhyn policia
Policia bën me dije se ka marrë njoftim për ngjarjen dhe ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar krimin në familje.
NJOFTIMI
Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, menjëherë pas njoftimit të marrë për një shtetas që kërcënonte bashkëshorten me një levë hekuri, kanë ndërhyrë duke arrestuar në flagrancë shtetasin A. E., 48 vjeç, banues në Larushkë, Krujë, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



