E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Burri plagosi me thikë përmbaruesin, flet gruaja e agresorit: Na zgjuan duke i rënë derës me shkelma!
Publik News

Burri plagosi me thikë përmbaruesin, flet gruaja e agresorit: Na zgjuan duke i rënë derës me shkelma!

Përmbaruesi Baftjar Nela, është plagosur me thikë ditën e sotme në Sarandë, nga Aleksandër Camandioti, pasi kishte shkuar në shtëpinë e tij  për të dorëzuar një njoftim për masë sigurie të 2 apartamenteve.

Lidhur me këtë ngjarje ka folur gruaja e agresorit për report tv, e cila ka thënë se përmbaruesit kanë kërkuar që të firmosnin për të dalë nga shtëpia dhe se do t’u merrnin 2 hyrje në pallat.

“Na zgjuan duke i rënë derës me shkelma. Nuk e pashë momentin e plagosjes. Kërkuan që të firmosim për të dalë nga shtëpia.

Situata pas një vendimi skandaloz të gjykatës. I kemi dhënë ndërtuesit 72 mijë euro.

Do merrnin dy hyrje në pallat. Jetojmë prej 11 vitesh në këto apartamente”, ka thënë gruaja e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.