E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati akuza Ramës: Drejtorët i shërbejnë partisë jo qytetarëve
Flash

Bushati akuza Ramës: Drejtorët i shërbejnë partisë jo qytetarëve

S’ka më vijë ndarëse mes shtetit e pushteti

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka artikuluar disa kritika të forta ndaj mënyrës se si funksionon administrata publike nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama.

Nga Shkodra, gjatë një aktiviteti të qendrës rinore “Arka” me temë “Lidershipi në kohë të pasigurta”, Bushati ngriti shqetësimin për mungesën e ndarjes mes politikës dhe administratës publike, si dhe shfrytëzimin e kësaj të fundit edhe gjatë orarit zyrtar të punës.

Ish-ministri solli si shembull një takim partiak të thirrur nga Rama me drejtues të administratës publike gjatë orarit zyrtar të punës.

“Çfarë më bëri përshtypje? Dje-pardje, kryeministri kishte mbledhur në një takim drejtuesin politik të qarkut të Tiranës, ku një pjesë e mirë e të pranishmëve ishin drejtorë institucionesh shtetërore, që hynin në selinë e partisë në orar zyrtar pune. Pra, një tregues i qartë se nuk ka asnjë lloj vije ndarëse mes shtetit dhe pushtetit.

Ndërkohë që drejtori është aty për t’i shërbyer, gjatë 8-orëshit të punës të paktën, socialistit, demokratit, ballistit etj. Pas atij 8-orëshi mund të bëjë çfarë të dojë.

Në rastin e Shqipërisë nuk është çështje ndryshimi sistemi, por garantimi i fushës së lojës dhe kapaciteti, apo gatishmëria, për të pranuar humbjen e pushtetit. Në shoqëri që nuk kanë kulturë demokratike, rotacioni vjen më shumë nga gatishmëria e udhëheqësit për të pranuar humbjen e pushtetit sesa drejtpërdrejt nga vota e qytetarëve. Ne duhet të ndajmë administratën e shtetit nga partia.”, tha Bushati.

Bushati, sot lektor në Harvard University, deklaroi gjithashtu se problemet e mëdha të zgjedhjeve në Shqipëri vijnë si pasojë e faktit se politika ende nuk e ka ndarë mendjen për t’i zhvilluar ato pa vjedhje votash dhe me transparencë në financimin e partive politike.

Sipas tij një faktor i rëndësishëm është se në Shqipëri nuk garantohen njëherë e përgjithmonë rregullat e lojës.

“Kjo është muzikë për veshin, ne kemi problem themelor finacimin e jetës publike, e jetës poltike. Dhe këtu na fillon e e gjithë gjëja. Ne mund të bëjmë sistemin më të mirë, më përfaqësues por ne na duhet me garantu njëherë e përgjithmonë rregullat e lojës, duhet me e ndarë mendje nëqoftës e duam ti bëjm këto punë apo jo.”, theksoi ish ministri i PS.

Sipas Bushatit, përmirësimi i standardeve zgjedhore dhe ndarja e administratës nga aktiviteti partiak janë elemente thelbësore jo vetëm për demokracinë në vend, por edhe për avancimin e procesit të integrimit europian dhe përmbushjen e kushteve që lidhen me negociatat e Shqipërisë me Bashkimin Europian.

Pa rregulluar këtë, thotë Bushati, shqiptarët do vazhdojnë të vuajnë…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.