E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
BUSHATI DHE KLOSI VESHIN DOREZAT: TË PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM
Lajme

BUSHATI DHE KLOSI VESHIN DOREZAT: TË PASTROJMË SHQIPËRINË QË DUAM

Deputeti Ditmir Bushati dhe ministri i Turizmit Blendi Klosi, së bashku me deputetë të tjerë të grupit të PS, kanë veshur dorezat e pastrimit dhe i janë bashkuar Ecovolis.

 

‘Nuk ka çmim që paguan kontributin e vullnetarëve. Në Ditën Ndërkombëtare të Njohjes së Vullnetarizmit shpreh mirënjohjen për ata që kontribuojnë për komunitetin pa u motivuar nga përfitimi financiar. Le ta bëjmë vullnetarizmin pjesë të jetës sonë, pasi në këtë mënyrë kontribuojmë për cilësinë e jetës në komunitet dhe për një shoqëri më të shëndetshme’, shkruan Bushati teksa mban në dorë një qese me plehra, mbledhur nga aksioni me të rinjtë dhe të rejat e Ecovolis.

Aksionit i është bashkuar edhe Paulin Sterkaj, por ky i fundit, nuk ka veshjen e përshtatshme pasi siç mund ta shikoni, është me kostum.

 

57608868_2097530830360688_6398905537601208320_n.jpg

57504021_2097530827027355_8348688349157916672_n.jpg

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.