E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati flet për kreun e  SPAK : Yuri Kim bëri një super “show”
Lajme

Bushati flet për kreun e SPAK : Yuri Kim bëri një super “show”

Analisti Andi Bushati, i ka quajtur një “show”, deklaratat  e  ambasadores amerikane Yuri Kim para zgjedhjes së kreut të ri të SPAK.

Bushati është shprehur se zgjedhja e kreu të SPAK nën hijen e ambasadës amerikane nuk është tregues se drejtësia është e pavarur, por sipas tij tregon një dështim.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin, Bushati ka theksuar se suksesi i Kim tregon se kemi një drejtësi nën tutelë.

“Nëse Uashingtoni DASH, Lu, Kim kanë pasur për qëllim me reformën në drejtësi të zgjidhnin Dumanin ja kanë arritur. Nëse kanë pasur për qëllim të bëjnë një drejtësi të pavarur nga influenca e politikës apo ambasadave ky është një dështim i madh. Fakti që ambasadorja këmbënguli dhe zgjodhi Dumanin dhe u detyrua të thotë që kemi një drejtësi që qenkësh e manipulueshme, që KLP mund të trembet apo joshet. Suksesi i Kim tregon se ne kemi një drejtësi në tutel, show më të mirë se ai i ambasadores nuk mund të kishim”, tha Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.