E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati këshillon gazetarët: Mos u revoltoni me Ramën, ai është shoku i Frrokut dhe Roshit
Uncategorized

Bushati këshillon gazetarët: Mos u revoltoni me Ramën, ai është shoku i Frrokut dhe Roshit

Pas ngjarjes së sotme me gazetarët, ku Edi Rama u është drejtuar atyre me tonë dhe shprehje fyese, ka reaguar përmes një postimi në FB edhe analistit Andi Bushati.

Pa lënë mënjanë ironinë, Bushati e ka konsideruar të tepruar revoltën e reporterëve me Ramën, sepse sipas tij të njëjtin reagim gazetarët mund të kishin patur edhe nëse i zgjasnin mikrofonin Habilajve, Frrokut dhe Ndokës. Atëhere pse duam të trajtohemi ndryshe nga shkoku i tyre i ngushtë – shkruan Bushati në FB.

Reagimi i plotë:

Ka pak ekzagjerim në këtë revoltën e reporterëve me Ramën. Ne gazetarët mikrofonin mund t’ia zgjasim edhe Habilajve, edhe Frokut edhe Ndokës edhe Prengës edhe Ervis Roshit. Ata mund të na ofendojnë madje mund të guxojnë edhe më shumë. Ata atë tip kanë dhe ne e kemi marrë këtë parasysh që kur kemi zgjedhur këtë profesion. Atëhere pse duam të trajtohemi ndryshe nga shkoku i tyre i ngushtë???

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.