E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati: Protesta e opozitës të shkundë edhe ndërkombëtarët që flenë në shtëpitë e oligarkëve
Politikë

Bushati: Protesta e opozitës të shkundë edhe ndërkombëtarët që flenë në shtëpitë e oligarkëve

Analisti Andi Bushati, i ftuar në “News 24”, është shprehur se, përfaqësuesit e trupit diplomatik në Tiranë duhet të ndërgjegjësohen për situatën në vend.

Sipas tij ata nuk duhet të shohin vetëm shpërthimin dhe dhunën në protestë por duhet të shohin çfarë ka shkaktuar revoltën e qytetarëve.

Dhe për të ilustruar faktin se diplomatët janë jashtë realitetit, Bushati tha: “Ndërkombëtarët flenë në shtëpitë e oligarkëve që i kanë marrë me qira apo i kanë blerë” .

Duke shtuar, Bushati tha se, protesta e opozitës dhe djegia e mandateve të opozitës duhet të shërbejë edhe për “shkundjen” e ndërkombëtareve, jo vetëm të Qeverisë.

Gjatë protestës së 16 shkurtit, kur mijëra njerëz protestuan para Kryeministrisë, ambasadorët e akredituar në Tiranë apeluan për qetësi dhe mospërdorim të dhunës..

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.