E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bushati: Rama nuk përballon dot problemet e qeverisë, kërkon të markohet
Lajme

Bushati: Rama nuk përballon dot problemet e qeverisë, kërkon të markohet

Analisti Andi Bushati, i ftuar bë emisionin “Të Paekspozuarit” në News24, është shprehur se figurat historike janë shfrytëzuar nga të gjitha pushtetet që kanë kaluar në Shqipëri, duke filluar që nga Zogu dhe sot me Ramën.

Bushati pohon se Rama duke qenë se nuk po i jep dot zgjidhje problemeve të qeverisë kërkon që njerëzit ta besojnë si ‘markë’.

“Politika shqiptare kështu  i ka shfrytëzuar figurat historike. Skënderbeun e ka shfrytëzuar Zogu, e ka shfrytëzuar Enveri, e shfrytëzoj Saliu, po e shfrytëzon Rama. Rama ndjek një teori që është shumë e përhapur në botën e sotme neoliberale. Ai do të prevalojë jo si një njeri që qeverisë Shqipërinë, por si një markë që duhet besuar me sy mbyllur. Rama është brendi me të cilin Shqipëria krenohet në Europë. Rama ngaqë nuk merret dot me problemet e qeverisë, ngaqë nuk i jep dot zhvillim vendit, thotë që më besoni mua si markë. Duke asociuar emrin e tij me emrin e Skënderbeut, me emrin e Faik Konicës apo Fan Nolit thotë: “Më besoni mua se unë jam pasardhësi i tyre. Nuk ka rëndësi se çfarë bëj, nuk ka rëndësi se mbush vendin me drogë, e mbush vendin me koncesione, unë jam Edi Rama, pasardhësi i tyre që duhet të më besoni”. Ky është përdorimi i ri që sipas meje i ka shtuar një tradite të vjetër”,-shprehet Andi Bushati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.