E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buxheti i 2018-ës do të votohet sot në Kuvend, opozita ka paralajmëruar betejë por nuk i ka numrat për ta penguar.
Lajme

Buxheti i 2018-ës do të votohet sot në Kuvend, opozita ka paralajmëruar betejë por nuk i ka numrat për ta penguar.

Projektbuxheti i vitit 2018 do të hidhet sot për votim në Kuvendin e Shqipërisë, votim me shumicë të thjeshtë. Seanca nis në orën 10:00.

Një betejë e fortë, pritet të zhvillohet. Opozita është deklaruar kundër tij; asaj i është bashkuar edhe LSI-ja. Sipas tyre, ky projekt nuk është gjë tjetër vetë, pastrim i parave të pista dhe synon financimin e klientëve të qeverisë dhe oligarkëve. Në veçanti, ai do të sjellë varfërim të disa kategorive sociale dhe familmentim të biznesit të vogël.

Sipas qeverisë, “projektbuxheti për vitin 2018 garanton vazhdimin e mbështetjes financiare për zbatimin e pesë reformave në sektorë kyç të ekonomisë: reforma e ujit, reforma në drejtësi, reforma në administratën publike, reforma e menaxhimit të financave publike dhe reforma administrative-territoriale të cilat, së bashku me reformat e tjera të ndërmarra, do të jenë instrumente të rëndësishëm të realizimit të prioriteve të programit të Qeverisë në përputhje me interesat e qytetarëve për përmirësimin e nivelit të jetesës së tyre.

Në planifikimin e investimeve publike për vitin 2018 janë mbajtur gjithashtu në konsideratë prioritetet e integrimit europian. Prioriteti i Qeverisë Shqiptare për vitin 2018 është hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në kuadër të mbështetjes së procesit të integrimit të vendit në BE, projektbuxheti i vitit 2018, parashikon mbështetjen e veprimtarisë së Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme (MEPJ), përmes Programit Buxhetor “Mbështetja Institucionale për Procesin e Integrimit”.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.