E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Buxheti i Arsimit për 2019-ën/ Nikolla: Ja sa rriten pagat e mësuesve
Lajme

Buxheti i Arsimit për 2019-ën/ Nikolla: Ja sa rriten pagat e mësuesve

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla prezantoi këtë të mërkurë buxhetin për Arsimin. Nikolla u shpreh se “buxheti mundëson rritjen e pagës të gjithë mësuesve me pagën me 7 përqind”.

1.5 miliard lekë do të shkojnë për rritjen e pagave, saktësoi Nikolla.

WhatsApp Image 2018-11-21 at 5.32.59 PMDrejtuesja e Ministrisë së Arsimit u shpreh se, projekti pilot “bëjmë detyrat e shtëpisë”, që mundëson që pasdite nxënësi të kryejë detyrat e shtëpisë brenda mjediseve të shkollës, do të shtrihet në 90 shkolla. Në këtë mënyrë, prindërve do u hiqet një barrë, tha Nikolla.

rama

Ministrja u shpreh se për vitin e ardhshëm do të ketë rreth 1.000 ndihmës mësues në shkollat në vend, për fëmijët me aftësi ndryshe.

Nikolla premtoi dhjetëfishimin e oficerëve të sigurisë në shkolla për 2019-ën.

“Për nxënësit nga klasa e pare në të 5-ën si dhe kategoritë ne nevojë, do ketë teksteve falas për 2019”, tha Nikolla, se cila premtoi edhe “75 objekte te reja shkollore, terrene sportive, e laboratorë”.

Ndërsa kreu i qeverisë, duke u ndaluar te shpërndarja e librave falas, tha se, deri në fund të mandatit synohet që të ndahen libra falas nga klasa e parë deri në të nëntën.

“Do fillojmë me financimin e kurseve të anglishtes flas për studentët”, premtoi Rama, “do fillojmë më hapa të vegjël, por do është një mundësi e mirë për studentët”.

Kryeministri u shpreh gjithashtu se, do vijojë mbyllja e klasave kolektive: “Do vazhdojmë të mbyllim klasat kolektive. Ata që i lanë le të vënë kujën e të thonë që mbyllëm shkolla. Jo, ne po mbyllim klasa përqendrimi si kampe përqendrimi për fëmijët e vegjël. Ata që dalin nga klasat kolektive, e kanë të mbyllur derën e të ardhmes që meritojnë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.