Buxheti i shtetit nuk ka “as 1 kokërr leku”, për të zgjidhur krizën e pasojave të tërmetit
Aplikimet “online”, do mbyllen më 29 shkurt 2020, si arritje për ditën e Kongresit të “Rilindjes”/ Pas kthimit nga fluturimet që bën nëpër botë për lypje ndihmash; kryeministri Rama, përsërit lojën bajate me procedura e premtime boshe, për shkak se buxheti i shtetit nuk ka “as 1 kokërr leku”, për të zgjidhur krizën e pasojave të tërmetit
Të dielën, kryeministri Rama njoftoi familjet e dëmtuara nga tërmeti, se qeveria është gati për të zgjidhur hallin e strehimit të tyre; por sipas tij, nga secila familje duhen bërë aplikimet elektronike në bashki.
Ndërsa sipas ministrit të donacioneve, Arben Ahmetaj, fillimisht do trajnohen nga 3 punonjës të bashkive, për të mësuar si bëhen aplikimet “on-line”; dhe krejt procesi, do përfundojë në datën 29 shkurt 2020, ose më saktë, ditën e kongresit të “rilindjes”.
Nëse deklarimet e datës 26 dhjetor 2019, ishin mashtrime sa për të shtyrë në çadra, javën e festave të fund-vitit dhe natën e Vitit të Ri; deklarimet e djeshme të dyshes Rama-Ahmetaj, ishin përsëritje mashtrimesh të njëjta, por të formuluara me procedura ndryshe.
Natën e të dielës dhe ditën e hënë, banorët e mbetur në çadra, u gjenden nën rreshjet e shiut; ndërsa 3210 familje në Tiranë, Durrës, Vorë, Thumanë, Laç e Lezhë; të gjendura në presionin e nxjerrjes nga banesat me qira dhe hotelet; kanë “pushtuar” sportelet e bankave, në pritje të bonusit të premtuar nga qeveria.
Mjafton të “skanosh” premtimet e përsëritura të kryeministrit, për të kuptuar qartazi, se lojërat për shtyrjen e afateve të rindërtimit, strehimit e mos-dhënies së bonusit të qirave; bëhen për shkak se qeveria e ka arkën bosh, kur i duhen 1 miliardë euro.
Kryeministri Rama, deklaroi në 2 mujorin e pas-tërmetit, se ka 3 shtylla, për të zgjidhur këtë krizë: Buxhetin e shtetit; donacionet e huaja dhe 1 shtyllë, të quajtur “politike-financiare”, por Rama e mbajti sekret e do ta bëjë surprizë.
Buxhetin e shtetit, dihet që e kanë zhvatur oligarkët me PPP dhe nuk ka asnjë qindarkë emergjencash, ndërsa për donacionet e huaja, kryeministri e tha troç; se ato “do të jenë ndihmëse, por jo zgjidhëse të krizës”; deklarim që tregon, se Konferenca e Donatorëve do të jetë një “dorë me thërrime”.
A i mashtroi kryeministri, edhe në 60 ditorin e pas tërmetit; 30 mijë banorët e dëmtuar nga krimi ndërtimor Dako, Veliaj, Bushi, Frrokaj, Qefalia?
Sipas kronikave të ERTV , Klanit të Sandrit e TOP-it të Vjollcës; në ditën e 30-të të tërmetit (26 dhjetor 2019); kryeministri tha, se bashkitë Durrës, Tiranë, Vorë, Krujë, Kurbin e Lezhë dhe Komiteti “Çuçi”; i kishin përfunduar dosjet e aplikimit të familjeve; se qeveria i kishte gati fondet dhe ishin bërë gati sheshet e rindërtimit.
Ndërsa dje, në 2 mujorin e pas tërmetit (26 janar 2020); kryeministri tha se brenda 1 muaji, banorët duhet të bëjnë aplikimet “on-line” nëpër bashki, por që këto do verifikohen me një proces 2 mujor pas mbylljes së aplikimeve, ose deri më 30 prill 2020.
Nuk është çudi, që në 5 mujorin e pas tërmetit (26 prill 2020), kryeministri dhe “Benushi” i tij i financave; të dalin e të thonë: Afati do shtyhet edhe 3 muaj; sepse ekspertët nuk po gjejnë dot… troje ndërtimi anti-sizmikë.Pamfleti
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



