Buxheti i Tiranës/ Një tjetër votë e LSI i bashkohet ‘Lalit’…
Një këshilltare e LSI-së në Këshillin Bashkiak të Tiranës i është bashkuar Kryebashkiakut Erjon Veliaj në miratimin e buxhetit të krqyeqytetit.
Pas Naim Halilit, Agim Krajës dhe Genta Mezinit, Bora Panajoti është këshilltarja e radhës e cila ka vendosur që t’i bashkohet kryebashkiakut.
Veliaj gëzon mazhorancën dhe votat e nevojshme deri në fund të mandatit për të vijuar me projektin e tij ambicioz për transformimin e kryeqytetit.
Bashkë me këtë këshilltare, numri i votave pro për Veliajn në Këshillin Bashkiak të Tiranës, arrin në 32.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



