E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi depoziton në kuvend ligjin e  plotë të lustracionit
Publik News

Bylykbashi depoziton në kuvend ligjin e plotë të lustracionit

PS-së i dhemb shumë! Të shohim a do vazhdojë të mbrojë krimet e komunizmit

Nënkrytari i PD-së Oerd Bylykbashi ka depozituar në Kuvend ligjin e plotë të lustracionit të hartuar nga demokratët, ku ka theksuar se qëllimi i kësaj nisme është që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptar, dhe në një seri funksionesh publike të rëndësishme, funsksionarët e lartë politikë të PP, drejtuesit e aparatit të dhunës të Ministrisë së Brendshme, Hetuesisë, Prokurorisë, Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e këtij sistemi, që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve, të mos jenë më në funksione publike.

Sipas Bylykbashit, PS-së ky ligj i dhemb shumë, pasi dy herë e kanë goditur në Gjykatë Kushtetuese dhe do të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimeve të komunizmit siç kanë qënë deri më sot dhe do të dalë qartë hipokrizia e këtyre propozimeve që kanë deri tani në parlament.

Bylykbashi: Ne e dopzitojmë me qëllim që në funksionet drejtuese të shtetit shqiptar, dhe në një seri funksionesh publike të rëndësishme, funsksionarët e lartë politikë të PP, drejtuesit e aparatit të dhunës të Ministrisë së Brendshme, Hetuesisë, Prokurorisë, Sigurimi i Shtetit dhe bashkëpunëtorët e këtij sistemi, që kanë kryer aktivitet duke dhunuar të drejtat e shqiptarëve, të mos jenë më në funksione publike. Ky është një ligj që shkon në mënyrë të plotë dhe serioze deri në fund të këtij problemi dhe bazohet te eksperienca e mëparshme dhe ligji i vitit 2008 duke u pasuruar edhe me një bazë të re kushtetuese që është neni 6/1 i Kushtetutës.

Ne gjykojmë që përputhshmëria është e plotë, sepse është e njëjta bazë kushtetuese që u përdor për të larguar kriminelët nga politika​. Baza kushtetuese është e re dhe ky do të jetë një ligj që do të miratohet me 3/5. Kemi marë parasysh një parim për ndarjen e pushtetit dhe respektimi i garancive por ashtu si ligji i dekriminalizimit zgjidhen këto aspekte.

Në këtë valë debati, ne siç e kemi premtuar vijm me këtij ligj që jo vetëm garanton hapjen e plotë të dosjeve, çdo qytetar ka të drejtë të kërkojë dhe hapë dosjen e vetë.

Kushtetuta e parashikon të drejtën e deputetëve për të paraqitur një projektligj dhe ne po i përgjigjemi një debati që ka një sensibiletet të shtuar dhe ne po i përgjigjëmi me një ligj të plotë, që është lustracioni. Kush ka qënë pjesë e strukturave kriminale të komunizmit, smund të marrë asnjë post publik për një periudhë të caktuar dhe ata që i kanë do të largohen.

Sigurisht që PS ky ligj i dhemb shumë, pasi dy herë e kanë goditur në Gjykatë Kushtetuese dhe do të shohim nëse do të vazhdojnë të jenë mbrojtësit e flaktë të krimeve të komunizmit siç kanë qënë deri më sot dhe do të dalë qartë hipokrizia e këtyre propozimeve që kanë deri tani në parlament.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.