E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi: Ramë dakord në 3 pika, sfida më e madhe akoma nuk është zgjidhur
Publik News

Bylykbashi: Ramë dakord në 3 pika, sfida më e madhe akoma nuk është zgjidhur

Përfaqësuesit e opozitës në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë konfirmuar se në mbledhjen e sotme është arritur konsensus për disa çështje.

Bylykbashi theksoi konsensusin për periudhën zgjedhore, një ndër propozimet e opozitës për shtyrjen e zgjedhjeve në 15 Tetor – 15 Nëntor dhe qe financimi i partive te behet me nje formule mikse.

Ndërsa nga ana tjetër Vasili ka deklaroi se ne diskutimet pasuese do të flitet per masat që rregullojnë organet ligj zbatuese për të mbrojtur sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, e më pas me çështje të tjera. Sipas Vasilit këto janë problemi real, që vota te jete e vërtetë dhe numërohet pa manipulim.

“Çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe që na pret për të cilin do të kërkojmë konsensus dhe nga i cili nuk do të heqim dorë”, thotë Vasili.

Çështjen e periudhës, kuotës gjinore dhe të financimit të partive politike

Bylykbashi: Dy periudha zgjedhore 15 prill-15 maj, e para dhe 15 tetor -15 nëntor periudha e dytë që do t’i mundësojë Presidentit të mundësojë datën e zgjedhjeve pa kufizime sic është deri më sot. U jep mundësi zgjedhësve më të shumtë të marrin pjesë. I largohemi periudhave të nxehta e të ftohta që mund të pamundësojnë pjesëmarrjen.

Diskutuam dhe arritëm dakordësi në shumë elementë të financimit të partive, ekspertët kanë marrë detyrën për zgjidhjen e raportit të financimeve për formulë mikse. Synimi ynë ka qenë reduktimi drastik i financimit privat dhe shpenzimeve në fushata zgjedhore që të pastrohet politika nga interesa të paligjshme. Ka pasur debat, por jemi në rrugën e mbylljes së këtyre dy paketave.

Vasili: Kuotat gjinore momenti delikat i kuotës gjinore. Bashkë ndamë një kompromis që kuota gjinore të respektohet duke pas principin një në tre, të unifikohet edhe me kuotën e aplikuar në zgjidhjet lokale, ku 50% ishte jorealiste dhe prodhoi fiktivitet. Kemi kërkuar me forcë që kjo të jetë reale për të evituar histori të së shkuarës ku janë kapërcyer kandidatet gra fituese, për të hedhur një hap një rrugën e duhur dhe jo demagogjia apo hipokrizia e radhës për të thënë që sikur u bë. Kjo pjesë e fundit, do bjerë një model të shpejtë e të pranueshëm, dhe hidhet hap i rëndësishëm që krijon premisa për një garë të pasur dhe akses të femrës shqiptare për të thënë të sajën në politikë.

Ajo që duhet të garantojmë ne është mbrojtja e zgjedhësit shqiptar që ai ta hedhë votën e lirë dhe në sekret të plotë, rekomandim shumë i rëndë që ODIHR pasi konstaton që liria e votës cenohet rekomandohet të merren masa për ta mbrojtur. Në diskutimin që do të kemi në vijim janë masat që rregullojnë organet ligj zbatuese për të mbrojtur sekretin e votës, garantimin që kutia nuk mbushet, e më pas me çështje të tjera, por këto janë problemi real, që vota është e vërtete dhe numërohet pa manipulim. Çështjet e tjera janë rreth këtij boshti. Kjo është sfida e madhe që na pret për të cilin do të kërkojmë konsensus dhe nga i cili nuk do të heqim dorë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.