E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Bylykbashi-Ramës: Gardistët e kuq të KLP/KLGJ janë antikushtetues, mos u gëzo kot!
Lajme

Bylykbashi-Ramës: Gardistët e kuq të KLP/KLGJ janë antikushtetues, mos u gëzo kot!

Nga dje kemi anëtarët e rinj të KLP e KLGj, pa konsensus politik dhe me votim të thjeshtë në parlament. Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi pjesë e komisionit parlamentar për reformën deklaroi se sot se votimi është iu pavlefshëm dhe për pasojë të zgjedhurit janë në shkelje të Kushteturës.

“Mbreme nuk ka patur votim te vlefshem sepse te mungoi kuorumi prej 94 deputetesh prezente ne salle. Opozita nuk mund te behej pjese e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat”, shkruan ai.

Statusi i plotë i Bylykbashit në facebook

“Edi Rama futi doren ne thes dhe kapi veten. Madje na tha se qenka kenaqur shume. Madje na besoka me shume tek shorti ku fut doren dhe kap veten, sesa tek votimi i parlamentit. Helbete, dy kriminele komunizmi, dy te skualifikuar nga ONM ku njeri skualifikohet per plagjiature, nje ortak zyre te gruas se kryebashkiakut‎ qe nuk ka eksperiencen e duhur, te tjere qe nuk paguajne taksa. Te kenaqesh per kete lloj drejtesie dhe kete lloj shorti duket perversitet. Po c’nuk ka ne kete dynja!
Dhe nje sqarim per Edi Ramen: mos u gezo kot! Mbreme nuk ka patur votim te vlefshem sepse te mungoi kuorumi prej 94 deputetesh prezente ne salle. Opozita nuk mund te behej pjese e asaj farse antikushtetuese. Votimi ishte nul si proces, jo si rezultat. Ndaj nuk ka miratim automatik te listave te KLGj dhe KLP. Nese ata gardiste te kuq marrin detyren, emerimi i tyre eshte antikushtetues pervecse i paligjshem. Ta bej kete sqarim se une e kam oren me te lire se makina jote apo e familjareve te tu dhe nuk e kam frike reformen ne drejtesi. Madje me zor po e pres nje drejtesi qe nuk e kap kryeministri bazuar ne memo e memorandume, por te bazuar ne Kushtetuten e shkruar shqip!”

Lista e anëtareve të KLGJ

Nga trupa e Avokatisë
-Fatmira Luli
-Alban Toro
Nga trupa e pedagogëve
-Erjon Muharremaj
-Maksim Çoku
Nga shoqëria civile
-Naurela Llagami

Lista e anëtarëve të KLP

Nga trupa e Avokatisë
-Nuriha Seiti Meta
-Tartar Bazaj
Nga trupa e pedagogëve
-Genti Ibrahimi
-Sander Beci
Nga shoqëria civile
Alfred Balla

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.