E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cakaj furtunë shkarkimesh mbi diplomatët
Politikë

Cakaj furtunë shkarkimesh mbi diplomatët

Mbi 20 diplomatë shqiptarë që kryejnë detyrën në vendet e huaja janë shkarkuar sot nga detyra.

“Sot ndaj faktin se kam vendosur të shkëpus marrëdhënien me një pjesë të punonjësve që nuk prmbushin as kushtet ligjore dhe as minimale profesionale për të kryer detyrën dhe lëre më vizionin e kryeministrit Rama. Ju informoj se numri i të prekurve nga kjo iniciativë informatorë do të shkojë mbi 20. Axhenda reformiste e kapërcimit të pellgut të shkuar nuk përkon me nepotizmin në asnjë sektor. Shqipëria meriton të përfaqësohet nga më të dalluarit”, kështu tha ministri i Jashtëm Gent Cakaj në një deklaratë për mediat.

Kjo valë shkarkimet vjen pas skandalit me indianin Konsull Nderi i Shqipërisë në Nigeri, Nitin Sandesara. Ai së bashku me vëllain e tij u shpallën në kërkim në vendin e tyre për një mashtrim të disa bankave në vlerën mbi 725 milionë dollarë.

Të qenurit konsull nderi i Shqipërisë e ka ndihmuar Nitin Sandesara të ndihmojë edhe të vëllanë Chetankumar Sandesara në marrjen e nënshtetësisë shqiptare.

Këto tituj Sandesara i ka përdorur si një mburojë diplomatike ndërsa vendi i tyre India kishte nxjerrë urdhër ndërkombëtar arrestimi.

Ministria e Jashtme të hënën i ndërpreu mandatin si Konsull Nderi indianit Nitin Sandesara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.