Cakaj,vizitë në Selinë e Shenjtë: Shqiptarët
Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj zhvilloi një vizitë në Selinë e Shenjtë.
Kjo vizitë e Ministrit Cakaj përkon me disa përvjetorë shumë domethënës për marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Selisë së Shenjtë.
Në një reagim në Facebook, Cakaj bëri me dije se ky shtator shënon 28 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike, 5 vjetorin e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, si dhe 3 vjetorin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.
“Këto ngjarje nuk kanë thjesht një vlerë simbolike: ato paraqesin një moment të rëndësishëm për të kujtuar trashëgiminë e veçantë dhe shembullin e pakrahasueshëm botërisht të shqiptarëve për bashkëjetesën fetare, harmoninë religjioze dhe dialogun e hapur e gjithëpërfshirës në përgjithësi.” – u shpreh Cakaj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



