E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çako e pranon: Jo të pakta rastet e implikimit të policëve në trafikun e kanabisit
Lajme

Çako e pranon: Jo të pakta rastet e implikimit të policëve në trafikun e kanabisit

Task Forca
Drejtori i Policisë Haki Çako pranoi sot se nuk kanë qenë të pakta rastet e implikimit të policisë në trafikun e kanabisit.

Ndërsa ka publikuar në faqen e tij në Facebook, mbledhjen e Task Force për raportim në Zyrën Operacionale të Situatës, ai shkruan se “Jemi zotuar që këtë vit do të shkruhet fjala FUND në historinë e gjatë të kultivimit të kanabisit në shkallë të gjerë dhe ky zotim do të mbahet me se s’bën. Për Shqipërinë që duam”.

Në raportim Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako, deklaroi se çdo polic ka marrë përgjegjësitë e veta për monitorimin e territorit.

Ai shprehu bindjen se ky vit do të ketë numrin më të ulët të bimëve narkotike, gjatë gjithë historisë së tranzicionit. Duke dhënë shifrat e sekuestruara të kanabisit, ai deklaroi se këtë vit kultivimi i kanabisit ka qenë më i ulët se kurrë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.