E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Caktohet data  kur do të dalë në gjyq ish-ministri Saimir Tahiri
Lajme

Caktohet data kur do të dalë në gjyq ish-ministri Saimir Tahiri

Saimir Tahiri do të jete para trupit gjykues me daten 19 qershor, date kur do te nise edhe procesi gjyqesor ne ngarkim te tij.

 

Vendimi per daten eshte marre sot, nderkohe qe me heret ishte caktuar edhe treshja e gjyqtareve qe do te kene ne dore “fatin” e tij.

Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka, janë tre gjyqtarët që do gjykojne Tahirin.

Për më shumë së 16 muaj, Prokuroria për Krime të Rënda hetoi për Tahirin, ndërsa vendosi ta marrë të pandehur për akuzën e “Trafikimit të lëndëve narkotike” në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. “Pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal”, “Kryerje e veprave penale në kuadër të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë”.

Hetimet për Saimir Tahirin, nisën në nëntor të 2017-ës, pas publikimit të një pjese të dosjes së Katanias, ku në disa përgjime përmendej emrin e ish-ministrit, nga anëtarë të grupit Habilaj, drejtuar nga dy kushërinjtë e tij, Artan dhe Moisi Habilaj.

Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden.

Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të provave të grumbulluara, ka dyshime të arsyeshme, se Tahiri dhe tre ish-policët, i kanë lehtësuar aktivitetin kriminal, grupit të “Habilajve” të cilët akuzohen për trafikimin e tonelatave të drogës drejt Italisë.

Nga ana tjetër, avokatët e të hetuarve, kërkuan pushimin e çështjes, pasi sipas tyre, nuk ka prova që mbështesin akuzat e ngritura.

Gjithashtu, mbrojtja Tahirit dhe e Çelës kërkuan edhe gjykim të shkurtuar, kërkesë që do të shqyrtohet në seancën e parë të gjyqit në themel.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.