E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Caktohet prokurorja që do të ekzekutojë arrestimin e Ervin Salianjit
Lajme

Caktohet prokurorja që do të ekzekutojë arrestimin e Ervin Salianjit

Prokurorja Elona Alvora është caktur me short për të ekzekutuar vendimin me dënimin 1 vit burg për Ervin Salianjin.

Menjëherë pas marrjes se vendimit të ekzekutimit, prokurorja do t’i dërgojë policisë shkresën për ekzekutim. Ndërkohë që më parë deputeti demokrat do të ftohet ta zbatojë vendimin vullnetarisht.

Gjykata e Apelit vendosi të enjten (26 shtator) të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për Salianjin dhe dënimin e tij përfundimisht me 1 vit burg nën akuzën e kallëzimit të rremë lidhur me audio-përgjimin e dosjes ‘Babale’. Në audio përgjim pretendohej se vëllai i ish ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, ishte përfshirë në një episod trafiku droge.

Në një prononcim të shkurtër për mediat, deputeti demokrat e cilësoi vendimin e gjykatës si politik dhe tha se do ta vazhdojë betejën nga qelitë e burgut.

Salianji deklaroi mbrëmë në një studio televizive se nesër (pra sot, 27 shtator) do të zbatojë vendimin për ndalimin e tij dhe se për këtë arsye do të shkojë vetë në polici.

“Po, besoj se në rrugë e sipër është. Është ndjekur një procedurë, që do të jetë urdhër ekzekutimi i menjëhershëm dhe nesër mesa duket do të zbatohet. Por do të jem vetë që do të shkoj”, tha Ervin Salianji

Pas këtij vendimi, Salianji humbet mandatin e deputetit dhe referuar ligjit të dekriminalizimit, nuk ka më të drejtën të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.