E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Caktohet seanca gjyqësore në Apel për Vangjush Dakon!
Lajme

Caktohet seanca gjyqësore në Apel për Vangjush Dakon!

Është caktuar seanca gjyqësore ndaj Vangjush Dakos në Apelin e GJKKO-së.

vangjush dako12

Mësohet se ish-kryebashkiaku i Durrësit do të dalë para togave të zeza më 18 korrik  ora 10:00.

Vangjush Dako u arrestua në 6 qershor me urdhër të SPAK për shpërdorim detyre.

Gjatë dëshmisë së tij para gjykatës ish-kryebashkiaku i Durrësit ka dhënë sqarime, në lidhje me tenderin për blerjen e projektit për zhvillimin e vijës bregdetare, nga zona e Brrylit deri në Currila, me pretendimin se nuk ka pasur dijeni dhe se gjithçka ka qenë në dorën e specialistëve.

Pavarësisht shpjegimeve të tij, GJKKO caktoi masën e arrestit me burg për ish kryebashkiakun që drejtoi Durrësin gjatë viteve 2007-2019.

AKUZAT

Vangjush Dako dhe ish bashkëpunëtorët e tij në Bashkinë e Durrësit akuzohen për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh në dy raste. Bëhet fjalë për një ndërtim-pallat që u nis 7 kate në 2010-n dhe përfundoi 11 kate në 2014-n, ndërtesë që dëmtua nga tërmeti në 2019- n. Për këtë u arrestua dhe ndërtuesi i pallatit, Fiqiri Farruku, i cili si Dako është në arrest me burg. Për këtë rast akuzohen Vangjush Dako, Drejtori i Drejtorisë së Kontrollit dhe Planifikimit të Territorit Adhurim Qehajaj. Arkitekti Ermal Lama, projektuesja Meri Semini topografët Fatmir Ejupi dhe Adrian Bulku.

Rasti i dytë ka të bëjë me një tender të datës 25 mars 2014 për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”. Për këtë akuzohen Vangjush Dako dhe grupi punës i përbërë nga, Adhurim Qehajaj, Diana Dedja, Adnan Toçila, anëtarë të cilët kanë patur si detyrë, përcaktimin e termave të referencës dhe fondin limit. Fillimisht fondi limit i tenderit në fjalë ishte 21 milionë lekë, por për shkak se sipërfaqja e projektit, u ndryshua nga 2.04 hektarë në 20.4 hektarë, vlera arriti në 210 mln lekë.

Edhe pse KLSH kërkoi në 2015 që të merreshin masa për rikuperimin dëmit, kjo jo vetëm nuk u bë por kompania shleu 40 % e vlerës së mbetur duke i shkaktuar dëm shtetit 18 milionë lekë. Pikërisht “gabimi” me një presje dhjetore u bë shkak për 10-fishimin e vlerës së tenderit të shëtitores së plazhit në Durrës. Tenderi i datës 25 mars 2014 u denoncua edhe nga Ferdinand Xhaferraj, kryetar i Partisë Demokratike në Durrës, denoncim që u krye vetëm 3 vjet më parë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.