E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Call Center-at, Gjykata komunikon masat e sigurisë për të ndaluarit
Lajme

Call Center-at, Gjykata komunikon masat e sigurisë për të ndaluarit

Operacioni i autoriteteve kundër një skeme të dyshuar mashtrimi përmes call center-ave në Tiranë ka hyrë në një fazë të re, pasi gjykata ka vendosur masat e sigurisë për personat e përfshirë.

Sipas vendimeve të marra, disa prej të dyshuarve do të qëndrojnë në qeli nën masën “arrest me burg”. Në këtë listë përfshihen Eduart Dalla, Tedi Agastra, Mateo Hoxha, Xhoel Mekolli dhe Ledio Toçi, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në funksionimin e skemës.

Ndërkohë, për Aida Voklin, e cila rezulton të jetë bashkëshortja e Ledio Toçit, gjykata ka vendosur një masë më të lehtë sigurie, duke e detyruar të paraqitet rregullisht pranë autoriteteve dhe duke i ndaluar daljen jashtë vendit.

Jo të gjitha masat e sigurisë janë ekzekutuar deri në këtë fazë. Për Xhoni Hitaj dhe Marsel Lami është vendosur “arrest me burg”, por ata nuk janë vënë ende në pranga. Po ashtu, për Ledio Cenaj është caktuar “detyrim për paraqitje” dhe ndalim i lëvizjes jashtë territorit shqiptar.

Ndërkohë, personat e kapur në flagrancë gjatë operacionit pritet të dalin përpara gjykatës ditën e nesërme, ku do të shqyrtohet vlefshmëria e masave të sigurisë ndaj tyre. Hetimet për zbardhjen e plotë të aktivitetit të këtij rrjeti vijojnë, ndërsa autoritetet synojnë të dokumentojnë të gjithë skemën dhe përfshirjen e çdo individi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.