E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çani e pyet: A je ti biri i Zotit? Rama i përgjigjet : Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha
Publik News

Çani e pyet: A je ti biri i Zotit? Rama i përgjigjet : Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha

Kryeministri Rama është i ftuar  në mbrëmjen e sotme në emisionin e Arian Çanit për situatën në të cilën ndodhet vendi për shkak të koronavirusit.

Gjatë bisedës, Çani e ka pyetur Ramën se në çfarë gjendje psikologjike është kryeministri pasi në nëntor vendi u godit nga tërmeti e tani nga koronavirusi. “Cila është gjendja jote psikologjike, duke qenë se që nga nëntori je duke drejtuar disa luftra, tërmetin e 26 nëntorit, tani bam coronavirusi. I bie që nga nëntori je prijës i luftërave të zeza. A mos ndoshta je bir i Zotit dhe nuk e dimë?”, pyeti Çani.

Ndërkohë, Rama ka zgjedhur të përgjigjet duke cituar një shprehje të gjyshes së tij “Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha.”

“Pse është kënaqësi kjo? Nuk është kënaqësi është diçka që e sprovon njeriun në kufij që si ke menduar, ajo e tërmetit ishte betejë e jashtëzakonshme, kjo është lufta e tretë botërore dhe është një luftë ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë ende kapacitete të kundërsulmojnë por janë në mbrojtje… Gjyshja im thoshte: Zoti zgjedh mbi cilat shpatulla vë peshat më të mëdha”, u përgjigj kryeministri Rama.

Pyetjes, se a ka frikë nga koronavirusi, meqënese është edhe moshë e madhe, Rama iu përgjigj shkurt se; nuk ka frikë, kur respekton rregullat.

“Nëse zbaton rregullat, nuk ka pse të kesh frikë për asgjë”, u përgjigj Rama.

Kryeministri tha se shumica e qytetarëve që janë prekur nga koronavirusi, nuk kanë simptoma, duke iu referuar edhe deklaratave të Kancelares Angela Merkel, se miliona gjermanë do infektoheshin, por pa rrezik.

Çani e pyeti Ramën edhe për gjendjen psikologjike për situatën e koronavirusit.

“Tërmeti i 26 nëntorit ishte një sprovë, ndërsa kjo është lufta e tretë botërore, ku të gjitha shtetet janë kapur në befasi dhe nuk kanë kapacitete të kundërsulmojnë, por vetëm të mbrohen“, – tha Rama.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.