Çanta e dyshimtë te te Ministria e Jashtme alarmon policinë
Një çantë e dyshimtë ka shkaktuar alarm mëngjesin e kësaj të hëne në Tiranë, në rrugën përballë Ministrisë së Jashtme.
Pas konstatimit të çantës, policia ka rrethuar zonën dhe ka vënë në lëvizje procedurat e sigurisë, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekspertët për të kryer verifikimet e nevojshme.
Çanta është kontrolluar nga specialistët dhe pas ekzaminimit është konstatuar se ajo ishte bosh dhe nuk përmbante sende apo materiale që mund të përbënin rrezik.
Pavarësisht rezultatit të kontrollit, autoritetet kanë vijuar me procedurat standarde të sigurisë deri në përfundimin e plotë të verifikimeve në terren.
Pas kontrolleve, situata është normalizuar dhe nuk është evidentuar asnjë rrezik për qytetarët apo institucionet përreth.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



