E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Carlo Bolino, Ramës: Taksa jote  rrjep mediat, nuk e bëri as Berisha
Uncategorized

Carlo Bolino, Ramës: Taksa jote rrjep mediat, nuk e bëri as Berisha

E drejta e autorit  dhe ligji

Mirlinda Collaku

AKDIE Albania

Ky eshte rasti tipik per te kuptuar sa pak profesionale eshte media ne Shqiperi.
Asnje media e shkruar apo online nuk e paska nje jurist te kontraktuar per tu shpjeguar ligjin per te drejten e autorit?!!!

I jane bashkuar nje histerie kolektive per nje ligj qe nuk i prek, duke perjashtuar ketu Tv dhe radiot, te cilat padiskutim persa kohe zgjedhin produkt jo prodhim te vetin, pra jo prone te tyre kane detyrimin ligjor te marrin leje nga titullaret e te drejtes se mallit – jo prone e tyre.

Po ku hyjne ketu gazetat apo portalet online?!!
Aaa ne rast se portalet online zgjedhin te shtojne numrin e lexuesve me muzike apo filma , pa as me te voglin dyshim do te kene te njejtin detyrim.

Te dashur gazetare , objekt i mbrojtur nga e drejta eshte koncept i qarte ne ligj po ashtu edhe administrimi kolektiv.
Merrni e paguani nje jurist, mos u mbysni me nje pike uje…  

TV i  Bolinos dhe gazeta

Italiani Carlo Bolino, një botues që njihet si një zë mjaft amplifikues në mbrojtje të qeverisë Rama, sot ka shpërthyer kundër qeverisë së tij dhe më konkretisht ndaj ministrisë së Kulturës.

Sipas asaj që ai shkruan në gazetën e tij, “Shqiptarja.com” është marrë një vendim “i fshehtë” gjatë muajit Gusht, kur të gjithë ishin me pushime, në favor të katër OJF-ve të cilat tashmë “me ligj” do të vjelin një taksë të majme ndaj Televizioneve, radiove dhe WEB-beve, si pagesë “për të drejtat e autorit”.

Sipas Bolinos, i cili publikon edhe tekstin e vendimit dhe faksimilen e tij, ky vendim është abuziv, klientelist dhe godet direkt financat e medieve; madje, edhe vetë autorët për të cilët në pamje të parë duket se është bërë e gjitha kjo.

Bolino zbulon edhe skemën se si këto katër OJF, do të vjelin nga 1 deri në 4 përqindje të reklamave, nën sebepin për t’ua dhënë autorëve, por ndërkohë 30 përqindje të kësaj takse do ta mbajnë për vet si komision, për punën e tyre “të lodhshme”.

Ja çfarë shkruan mes të tjerave për këtë aferë të radhës së qeverisë Rama, në kurriz të mediave, Carlo Bolino:

“Ishte e premte, kur drejtoria e të drejtave të autorit në ministrinë e Kulturës (nderkohe qe redaksitë ishin boshatisur për pushimet dhe niveli i vigjilencës për rrjedhojë ishte më i ulët e jashtë temperatura ishte 42 gradë) nxorri Vendimin numër 3, që fut një taksë të çmendur në ngarkim të radiove, televizioneve dhe web- eve.

Sikurse e shpjegojmë më në hollësi në faqen e gazetës, ky rregull përcakton se mediat duhet të paguajnë nga 1 deri në 4 për qind të të gjitha të ardhurave të tyre nga reklama, për t’ua dhënë autorëve. Për t’i arkëtuar këto shuma direkt nga arkat e televizioneve, radiove dhe ëeb-eve do të merren katër organizata joqeveritare shqiptare, të grumbulluara në të ashtuquajturin “sportel unik”, të cilat do të mbajnë për vete 30 për qind të tyre dhe pastaj do t’u shpërndajnë atë çka mbetet autorëve shqiptarë e të huaj, që do të jenë regjistruar pranë agjencisë së tyre.

Sikurse e shpjegojmë më në hollësi në faqen e gazetës, ky rregull përcakton se mediat duhet të paguajnë nga 1 deri në 4 për qind të të gjitha të ardhurave të tyre nga reklama, për t’ua dhënë autorëve. Për t’i arkëtuar këto shuma direkt nga arkat e televizioneve, radiove dhe web-eve do të merren katër organizata joqeveritare shqiptare, të grumbulluara në të ashtuquajturin “sportel unik”, të cilat do të mbajnë për vete 30 për qind të tyre dhe pastaj do t’u shpërndajnë atë çka mbetet autorëve shqiptarë e të huaj, që do të jenë regjistruar pranë agjencisë së tyre.

Absurdi i parë është që ministria e Kulturës detyron mediat ta paguajnë aforfe’ këtë shumë, domethënë pa llogaritur efektivisht se sa dhe cilat vepra ka transmetuar secila media. Dhe, si rrjedhojë, agjencitë do të futin në xhepa këto shuma pa asnjë kriter transparent për shpërndarjen tek autorët, pasi, për ta bërë këtë, do të duhej të imponohej me ligj një sistem monitorimi i të gjithë materialeve të transmetuara, çka ministria ka harruar ta parashikojë: kështu, kemi të bëjmë me një taksë të vërtetë në dëm të mediave, që nuk do të favorizojë asnjë artist, por 4 OJF-të.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.