E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Ç’do bëni me Mark Markun, nuk shkon as në punë”- Rama ironizon nga Lezha kandidatët e PD-së:  Gjekmarkaj është lolo! E njoh se…
Publik News

“Ç’do bëni me Mark Markun, nuk shkon as në punë”- Rama ironizon nga Lezha kandidatët e PD-së: Gjekmarkaj është lolo! E njoh se…

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Lezhë ku ndërsa ka prezantuar kandidatët për deputetë të PS-së, ka ironizuar edhe kandidatët e opozitës, në këtë qytet.

Teksa u kërkonte qytetarëve votën në 25 prill, Rama tha se Mark Marku nuk di të bëjë asnjë punë. Aki shtoi se “të vetmen punë që dinte të bënte Mark Marku ishte që t’i thoshte njerëzve do të gjuaj me shishe te Fevziu.”

 

 

Ndërsa për analistin, Agron Gjekmarkaj, Rama thotë se ai është një lolo, duke u shprehur se e njeh mjaftë mirë pasi ka pasur disa përballje me të.

Rama: Këtu në këtë shesh ju kam thënë mos votoni Frrok Frrokun! E votuat, përfundoi në burg. Këtu po ju them ça do bëni me mark Markun, nuk do shkojë në burg natyrisht se nuk ka arsye, po nuk shkon as në punë, se nuk di të bëjë asnjë punë. Dhe të vetmen punë që dinte të bënte Mark Marku ishte që t’i thoshte njerëzve do të gjuaj me shishe te Fevziu. Tani as te Fevziu nuk shkon dot se nuk është më as analist është deputet.

Mirë Mark Markun, po e doni edhe me bisht nga mbrapa. Po Gjekmarkun për ça e doni? Po ky GJekmarku për ça do shkojë atje? Një lolo, ai është lolo. Unë e njoh nga eksperienca ime se kam pasur disa përballje me të, me profesorin. Si mund të ulët niveli deri këtu dhe çlidhje kanë këta njerëz me sfidat që ka vendi e Lezha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.