Ceka: Durrësi, totalisht i shkatërruar nga agresiveti i Betonit
“Durrësi është pothuajse i shkatërruar nga agresiviteti i betonit. Pavarësisht se ka një ligj që mbron qendrën e tij, betoni vazhdon marshimin e tij mbi Durrësin, i cili është qyteti më i vjetër i Shqipërisë. Është qyteti ku u krijua kombi shqiptar, ai nuk u krijua nëpër male. Autorët bizantinë thonë që shqiptarët kishin një qytet të vetin dhe ky ishte Durrësi, është qyteti simbol i historisë së Shqipërisë dhe është sot një nga qendrat më të mëdha turistike. Arkeologjia që është vlera më e madhe e këtij qyteti është nën beton edhe nën agresionin e bizneseve të ndërtimit”, – tha arkeologu veteran, autor i disa librave për objektet arkeologjike në vendin tonë.
https://youtu.be/3ld8rLJHsNc
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


