E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çela ;  Për inceneratorët vendos SPAK-u
Lajme

Çela ; Për inceneratorët vendos SPAK-u

Deputetja Albana Vokshi i është drejtuar kryeprokurorit të Përgjithshëm, Olsian Çela, me pyetjen pse nuk hetohet kryebashkiaku Erion Veliaj, në lidhje me aferën e inceneratorit të Tiranës apo abuzimeve në tenderë, ndërsa ky i fundit ia ka kaluar “topin” SPAK-ut.

Ai është shprehur se kryetarët e bashkisë janë subjekte të prokurorive të Posaçme dhe si të tilla për këto çështje vendos SPAK-u.

“Kryetarët e bashkive janë subjekte të Prokurorisë së Posaçme dhe si të tillë janë kompetencë e Prokurorisë së Posaçme dhe jo e Prokurorive të Jurdiksionit të Përgjithshëm, megjithatë për çështjen konkrete duhet t’u drejtoheni prokurorive përkatëse për të marrë informacion në lidhje me çështjen që duhet vlerësohet nga prokurori që ka hetuar çështjen. Ajo që vendos për kompetencën është Prokuroria e Posaçme”, ka thënë Çela

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.