E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Celibashi: Po tentohet pengimi i numërimit nga përfaqësues politikë
Publik News

Celibashi: Po tentohet pengimi i numërimit nga përfaqësues politikë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilijan Celibashi, në një deklaratë për mediat mbi procesin e numërimit të votave, u shpreh se ka pasur raste që për qëndrime subjektive nga përfaqësuesit e partive politike, procesi është penguar.

Celibashi theksoi se aktualisht numërimi është duke vijuar në të gjitha KZAZ-të në vend.

Jemi të ndërgjegjshëm se puna është e vështirë dhe në tension. Kemi të dhëna se jo në pak raste problematike, pengimi i procesit vjen si rrjedhojë e qëndrimeve subjektive apo edhe i ndërhyrjeve politike të kandidatëve apo edhe të përfaqësuesve politikë. KQZ ka reaguar dhe pas ndërhyrjes, situata ka ndryshuar, të paktën në ato KZAZ që ka pasur probleme. Aktualisht, nuk kemi informacion që në ndonjë KZAZ të jetë ndërprerë numërimi”, u shpreh Celibashi.

Celibashi mbështeti edhe raportin paraprak të misionit të OSBE/ ODIHR, ku thekson se gjetjet e tij janë në përputhje edhe më ato të KQZ.

“Ne gjejmë të gjitha vlerësimet realiste dhe shumë për shumë prej tyre qoftë të aspekteve pozitive dhe negative edhe KQZ ka të njëjtin opinion”, tha Celibashi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.