Celibashi, urdhër KZAZ-ve: Procesi i numërimit të votave për Këshillat Bashkiakë të mbyllet në orën 16:00
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka bërë një thirrje për të gjitha KZAZ-të që vijojnë numërimin e votave për Këshillat Bashkiakë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ai thotë se KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërprerje procesin e numërimit të kutive të votimit për Këshillin e Bashkisë.
Sipas Celibashit, KZAZ-të duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për Këshillin e Bashkisë.
“KZAZ-të duhet të vijojnë pa ndërpreje procesin e numërimit të kutive të votimit për Këshillin e Bashkisë. Urdhri 74, dt. 15.5.2023 i Komisionerit dikton që KZAZ-të të marrin masa organizative për ta rifilluar atë jo më vonë se ora 7:00 e datës 16 maj 2023 dhe ta përfundojnë atë, jo më vonë se ora 16:00 e po kësaj date. KZAZ-të duhet ta përfundojnë sot brenda orës 16:00 procesin e numërimit të votave për Këshillin e Bashkisë”, thotë Celibashi
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



