E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Céline Dion duke qarë  tregon për sëmundjen e pashërueshme: Kam shumë vështirësi në ecje
Lajme

Céline Dion duke qarë tregon për sëmundjen e pashërueshme: Kam shumë vështirësi në ecje

Diva e muzikës, Celine Dion ka njoftuar anulimin e të gjitha koncerteve të saj të planifikuara në vitin 2023.

Përmes një video të postuar në rrjetet sociale, këngëtarja ka folur për herë të parë për problemet e saj shëndetësore dhe bën të ditur se së fundmi është diagnostikuar me një çrregullim shumë të rrallë neurologjik që i shkakton “spazma” dhe vështirësi në kordat e zërit.

Ky çrregullim i quajtur Stiff-person syndrome (SPS), prek rreth 1 person në 1 milion, specifikon Celinenë videon e saj.

Dion saktëson se ky çrregullim ndikon në jetën e saj të përditshme në shumë nivele. “Ndonjëherë kam shumë vështirësi në ecje dhe nuk mund të përdor gjithmonë kordat vokale për të kënduar ashtu siç do të doja”, shpjegon ajo e emocionuar.

Duke pasur parasysh gjendjen e saj shëndetësore, ylli thotë se nuk do të jetë “gati” për të rifilluar turneun e saj në Europë nga shkurti 2023. Tetë koncertet e planifikuara për këtë verë, përfshirë performancën e shumëpritur në Festivalin Vieilles Charrues në Carhaix (Finistère), janë anuluar. Organizata Vieilles Charrues ka njoftuar tashmë rimbursimin e më shumë se 55,000 biletave.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.