E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çelja e negociatave me Shqipërinë, Macovei: Partitë politike duhet të jenë bashkë
Lajme

Çelja e negociatave me Shqipërinë, Macovei: Partitë politike duhet të jenë bashkë

Sesioni i 12 i Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE është duke u mbajtur në Tiranë.

Kjo tryezë po drejtohet nga Monica Macovei, me pjesëmarrjen e eurodeputetit Eduard Kukan dhe delegacionet përgjegjëse të BE-së dhe Shqipërisë.

Gjatë fjalës së saj Macovei u shpreh se partitë politike në Shqipëri duhet të jenë bashkë në përpjekjet për integrim.

Ajo shpreson që pas disa muajsh Shqipërisë t’i jepet drita jeshile për negociatat dhe për këtë shkak kërkon bashkëpunimin e të gjtihë faktorëve.

“Kemi dëgjuar nga Komisionin Europian për ecurinë e Shqipërisë me reformat. Duam pozitivitet.

Partitë politike duhet të jenë bashkë në këto përpjekje. Të kemi një dialog konstruktiv me rekomandime.

Nuk është mirë që Partitë në Parlament të luftojnë gjithë kohën. Ne duam pozitivtet dhe konstruktivitet. Ne mirëpresim praninë e të dyja palëve dhe shpresoj që nesër të konkludojmë me rekomandimin dhe nëse kjo nuk ndodh, nuk humbet Parlamenti Evropian, por populli shqiptar.

Shpresoj që të kemi një dialog konstruktiv dhe me rekomandime. Askush nuk thotë se gjërat janë perfekte. Ne e dimë këtë gjë, por të shikojmë realitetin dhe çfarë qëllimi kemi. Të jemi realist dhe të ndjekim interesin e popullit shqiptar. Shqiptarët e dimë që duan anëtarësimin në BE”, tha ajo.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.