Ceremonia/Bien kambanat, nis shërbesa në nder të Fortlumturisë së tij Kryepeshkopit Anastas
Rama, Berisha, Mitsotakis bëhen bashkë në nder të Kryepiskopit Anastas

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës për Kryepeshkopin Anastas Janullatos.
Ne pamjet që po publikojmë duket që është në mes të kreut të qeverisë Edi Rama dhe liderit të opozitës shqiptare, Sali Berisha.

Ceremonia drejtohet Patriarku Ekumenik i Kostandinopojës, Bartolomeu në katedralen “Ngjallja e Krishtit” në kryeqytet.
Në ceremoninë mortore marrin pjesë liderët e Kishave Ortodokse në botë, krerët më të lartë të shtetit dhe politikës në Shqipëri, si edhe të Greqisë. I pranishëm do të jetë kryeministri grek, Mitsotakis me një delegacion të gjerë nga Athina, përfshirë 5 ministra të kabinetit të tij qeveritar, lideri i opozitës greke, por edhe Kryepeshkopi i Athinës.
Nga Vatikani pritet një delegacion i gjerë i drejtuar nga Sekretari i Shtetit, Pietro Parolin. Është konfirmuar gjithashtu edhe pjesëmarrja e Patriarkut të Izraelit Theofili i Jerusalemit; Kryepeshkopit të Greqisë Jeronimi; Patriarku i Qipros, i Aleksandrisë; i Bullgarisë, i Rumanisë etj.
Gjithashtu në ceremoni priten Kryepeshkopi dhe klerikë nga Polonia, drejtues të “Saint Egidio” në Itali; delegacion nga Këshilli Botëror i Kishave (institucion që përfshin të gjitha kishat, katolike, protestante apo ortodokse), përfaqësues nga unioni “Fetë për Paqen”, një delegacion nga kishat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



