E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Cërrik, kapën dy autorët e plagosjes
Lajme

Cërrik, kapën dy autorët e plagosjes

Policia ka arritur te vere ne pranga shtetasit Ilborjan Fejzullau, 28 vjeç dhe Bruno Hyseni, 32 vjeç, kuneter mes tyre. Ata janë kapur në lagjen “Iliria” Plazh, nderkohe qe policia i ishte vene nga pas.

Informacioni i policise 

Policia brenda pak orëve kap autorin e dyshuar të plagosjes së dyfishtë me armë zjarri.

Policia kap edhe bashkëpuntorin e autorit të dyshuar. Kapen shtetasit B.H 32 vjeç i dyshuar si autori kryesor, si dhe shtetasi I.F 28 vjeç i dyshuar si bashkëpuntor.

B.H, mbrëmjen e djeshme dyshohet se pas një konflikti fizik për motive të dobëta ka plagosur me pistoletë G.K dhe J.R.

Operacioni për kapjen e tyre ka vijuar gjithë natën në ndjekje të tyre.

Në operacion u angazhuan 30 forca policie të Cerrikut dhe të Forcës së Posacme Shqiponjat nga DVP Elbasan. Vijon puna për gjetjen e armës së krimit.

 

Ngjarja 

Sipas një rindërtimi paraprak të ngjarjes nga policia lokale: rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cërrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë, dyshohet se shtetasi B.H së bashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh. Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F. Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.

Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu, i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.