Çështja e inceneratorëve, SPAK firmos 9 urdhër arreste, mes tyre drejtori i Albpetrolit, Florian Muça
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka lëshuar 9 urdhër arreste për çështjen e inceneratorëve.
Policia po vijon operacionin për arrestimin e personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër arresti.
Një prej personave ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti është Florian Muça, drejtori i Albpetrol.
Për çështjen e inceneratorëve, u ngrit një Komision i Posaçëm Hetimor ku dëshmuan disa administratorë, punonjës të këtyre impianteve si dhe politikanë.
Opozita akuzon qeverinë se dëmi që ka shkaktuar afera e inceneratorëve kap shifrën e 4.3 milionë eurove, ndërkohë nga ana e saj, mazhoranca kundërshton këtë pretendim.
Për këtë çështje janë shpallur Mirel Mërtiri, Stela Gugallja si dhe Klodjan Zoto, pronar të inceneratorëve.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



