E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja e Tom Doshit kalon tek Krimet e Rënda
Lajme

Çështja e Tom Doshit kalon tek Krimet e Rënda

I akuzuar për mosdeklarim të pasurisë, Tom Doshi duhet të përballet tashmë me Krimet e Rënda, pasi Gjykata e Lartë ka shpallur mos kompetencë për çështjen e tij. Lajmi bëhet i ditur nga “Panorama” e cila i referohet Prokurorisë lidhur me akuzat që i janë bërë Doshit, se nuk ka deklaruar transaksione financiare që ka bërë ndërmjet vetes (si individ) dhe kompanive në pronësi të tij. “Pra, ka rezultuar se ka marrë e dhënë hua ndërmjet vetes dhe kompanive të tij dhe nuk ka deklaruar asgjë të tillë. Subjektet deklarues (zyrtarët) nuk kanë detyrimin të deklarojnë për kompanitë e bizneset.

Por nëse subjektet deklarues (zyrtarët në këtë rast deputeti) hyjnë drejtpërdrejt në raporte financiare (huadhënie, huamarrje etj.), pra kur përfshihen si individë, duhet të deklarojnë lëvizjet financiare”, bënë me dije burimet jozyrtare të Prokurorisë.

Sipas tyre, gjatë hetimit janë kryer disa aktekspertime kontabël për hyrje-daljet financiare të kompanive në pronësi të deputetit Tom Doshi apo edhe ekspertime në lidhje me mënyrën si kanë ndryshuar me shtim apo pakësim pasuritë që ai disponon. “Në përfundim të këtyre aktekspertimeve kontabël, ka rezultuar se nga viti 2005 e deri në mars të 2017-s, deputeti Tom Doshi nuk ka deklaruar rreth 10 veprime e transaksione të kryera prej tij me qëllim shitblerje tokash, makina, para të dhëna hua apo gjendjen e llogarive bankare”, tha më tej një burim nga grupi i hetimit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.