E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha nga SPAK: Nuk kam lidhje me tragjedinë, është politizuar
Lajme

Çështja “Gërdeci”/ Shkëlzen Berisha nga SPAK: Nuk kam lidhje me tragjedinë, është politizuar

Shkëlzen Berisha ka treguar detaje nga dëshmia që dha sot në SPAK për çështjen ‘Gërdeci’. Ai tha për mediat se i kërkoi prokurorisë që të flasë për kaligrafinë.

Pjesë nga komunikimi me mediat:

Shkëlzen Berisha: Më bën përshtypje fakti që e njejta cështje para 15 vitesh nuk e ka parë të arsyeshme thirrjen time, sot mendojnë se unë mund të kem dijeni pas 15 vitesh.

Prokuroria duhet të hetojë kush e ka bërë atë shënim. Nuk kam asnjë lidhje me këtë çështje.

Mendoj që prokuroria duhet të thotë e kujt është kaligrafia nëse nuk është falsifikim sepse në origjinalin e faxit nuk ekziston.

Komunikim i gjatë me ministrin e Mbrojtjes atëherë?

Berisha: Ka pasur komunikim të natyrës familjare. Jam pyetur edhe për këto dhe kam bërë të qartë që nuk kam asnjë lidhje sepse të komunikosh me dikë nuk do të thotë të jesh ortak me të.
Çështja sipas mendimit tim është politizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.