Çështja “Kaçifas” kalon tek Krimet e Rënda, nuk pranohet kërkesa e familjarëve për..
Çështja e vrasjes se Konstandini Kaçifas nga forcat RENEA i ka kaluar për hetim Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë.
Sipas informacioneve mësohet se hetimet janë intensifikuar, por ka pasur dhe një përplasje me familjarët e viktimës.
Bëhet me dije se nuk është pranuar që në ekspertizën mjeko-ligjore të ketë dhe një mjek grek, për shkak të kompetencave pasi çështja tashmë ndiqet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda Tiranë.
Burime konfidenciale thonë se nuk është gjendur tel i viktimës që mund të japë detaje dhe informacione të rëndësishme.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




