E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çështja Tahirdroga/ Yee: Askush nuk mund të dalë bi ligjin, SHBA mbështet prokurorët
Uncategorized

Çështja Tahirdroga/ Yee: Askush nuk mund të dalë bi ligjin, SHBA mbështet prokurorët

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit, Hoyt Brian Yee, i bëri thirrje qeverisë së Kosovës që të ratifikojë marrëveshjen e kufirit me Malin e Zi dhe t’i hapë rrugën përfitimeve që do të kishin qytetarët duke lëvizur pa viza në Evropë. Në një intervistë me korrespondentin tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, ai ritheksoi se Serbia nuk mund të qëndrojë e ulur në dy karrige por duhet të bëjë të qartë zgjedhjet strategjike të saj. Duke folur për zhvillimet në Shqipëri, ai tha se ligji duhet zbatuar njësoj për të gjithë, se askush nuk mund të ketë imunitet, dhe se individët nuk duhet të vihen në shenjëstër pse i përkasin një partie a një tjetre, por qeveria shtoi ai, duhet të japë shembullin se është seriozisht e angazhuar për të luftuar korrupsionin.

Zeri i Amerikës: Zoti Yee, më lejoni t’ju pyes së pari, nëse mundem, cili është qëllimi i vizitës tuaj?

Hoyt Yee: Qëllimi i ardhjes sime në rajon ishte që të vizitojë Prishtinën dhe Beogradin, të takojë udhëheqësit e të dy qeverive, të takojë deputetët e parlamenteve, pjesëtarët e shoqërisë civile dhe përfaqësuesit e opozitës në të dyja vendet. Është pjesë e udhëtimeve normale për të qëndruar në rrjedhë me situatën në të dyja vendet dhe në rajon dhe pata rastin të flasë në forumin ekonomik në Beograd.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.