Çështja “Tahiri”/ Përgjimet provë e bollshme kundër ish-ministrit
Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, i ftuar në studion e emisionit “5 pyetje nga Babaramo”, ka komentuar aktualitetin politik në shqipëri, dhe mos lejimin e prokurorisë për të arrestuar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Ai u shpreh se përgjimet italiane ishin mëse të mjaftueshme për arrestimin e Tahirit, pasi ai përmendej në mënyrë direkte për shuma të majme parash që do t’i përdorte në zgjedhje, apo edhe për dhurata të ndryshme për bashkëshorten e tij.
Po ashtu Alibeaj u shpreh se kishte vonesa për vënien e Tahirit në dispozicion të Prokurorisë, gjë që sipas tij ishin të qëllimshme për të ndihmuar atë për fshehjen e provave. Deputeti demokrat u shpreh se duhej lejuar në mënyrë të menjëhershme arrestimi dhe kontrolli i banesës që provat të mos prisheshin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



