E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë bisedoi me Escobar? Meta: Primaret, zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare
Flash

Çfarë bisedoi me Escobar? Meta: Primaret, zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta foli për takimin e zhvilluar dje me të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Tiranë.

Gjatë konferencës me gazetarët, Meta tha se përmes komunikatës zyrtare, i bëri të qarta qëndrimet e PL-së, teksa shtoi se marrëdhëniet me SHBA-të do jenë të hapura dhe të vazhdueshme.

Pyetje: A i dha porosi Escobar për aleatin e tij në zgjedhje?

Meta: Përmes komunikatës zyrtare i kam bërë të qarta çështjet kryesore dhe qëndrimet e PL-së. Marrëdhëniet tona janë të vazhdueshme dhe të hapura me SHBA-të. Kemi marrëdhënie të vazhdueshme në Tiranë dhe në Uashington. Është e rëndësishme që SHBA-të janë të përkushtuara për parimin e demokracisë në Shqipëri, nivelin e korrupsionit dhe të mbizotërojë demokracia dhe vullneti i lirë. Jam i bindur se kyebashkiakët e opozitës që vijnë përmes një procesi të jashtëzakonshme, Primaret, do të jenë zëdhënës të shkëlqyer të institucioneve ndërkombëtare, si USSAID që ndihmojnë për të realizuar projekte. Parimet që ata do të udhëhiqen janë të transparencës dhe e qeverisëses së mirë. Koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ do të dalë fituese.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.