E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë dreq virusi paska qenë, po ma merr shpirtin!’ Infermieri tregon momentet e fundit të Koço Devoles
Lajme

Çfarë dreq virusi paska qenë, po ma merr shpirtin!’ Infermieri tregon momentet e fundit të Koço Devoles

Infermieri në spitali Infektiv Korab Gjana ka treguar momentet e fundit të jetës së aktorit të njohur të humorit Koço Devole.

Sipas tij, Devole është shprehur se virusi po i merrte shpirtin.

“Momentet e fundit me Koco Devole. Ne mëngjes kur po shikoja me nxitim te sëmuret me radhe… Kur mbërrij tek dhoma e shtrimit te Kocos… he mo Koco si je sot? Ahh mor Korab si te jem me përgjigjet. Cfare dreq virusi paska qene ky qe po ma merr shpirtin…Njeriu qe do i mungoj çdokujt! Ky virus s’te kurseu as ty”, tregon Gjana.

Prej ditësh Koço Devole ka qenë i shtruar në spital, pasi u infektua me koronavirus.

Gjendja e tij u rëndua më shumë për shkak të sëmundjes së leuçemisë. Fatkeqësisht ai u nda nga jeta mëngjesin e sotëm në moshën 75-vjeçare.

Aktorja Marjana Kondi ka shprehur ngushëllimet për largimin nga jeta të kolegut të saj, Koço Devole, teksa është përlotur kur ka kujtuar disa nga rolet që kanë patur së bashku.

“Ai ka lënë një familje të lumtur, nipa, mbesa, që duhet të jenë krenarë për të. Ai ikën si zotëri në atë botë. Ai iku ashtu si i ka hije në artisti të vërtetë. Koço ka patur një natyrë që nuk ankohej. Ka qenë një njeri fantastik. Na ikën kolegët…”, u shpreh aktorja Marjana Kondi.

Edhe aktori i madh Mehdi Malkaj u shpreh i tronditur për lajmin e ndarjes nga jeta të Devoles. Ai tha se aktori i humorit “nuk vdiq, por ndërroi banesë”.

“Jemi në një situatë shumë të keqe. Një artist i kompletuar në kuptimin e plotë të fjalës. Por unë do flas pak fare shkurt për këtë, Devolja për mua nuk ka vdekur, thjesht ka ndërruar banesë. Një njeri vdes kur i vdes vepra, ai ka lënë shumë, shumë vepra”, u shpreh Malkaj në një lidhje telefonike me “ABC News”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.