Çfarë e bën një fytyrë të shëndetshme?
Forma e fytyrës dhe sa e shëndetshme është ajo, ka qënë shpesh në fokus të studimeve. Të ashtuquajturit “gjenet e mira” dhe mjedisi i fëmijërisë, janë çelësi për zhvillimin e një formë simetrike, dhe mesatare të fytyrës. Disa studiues mendojnë për këto tipare si tregues të shëndetit afatgjatë.
Megjithatë, kohët e fundit studiuesit janë bërë më të interesuar në ngjyrën e fytyrës dhe se si ndryshimi në skuqje apo vjellje të lëkurës mund të na bëjë të dukemi të sëmurë.
Alex Jones i Universitetit Swansea në Uells, ka bërë një hulumtim për revistën ‘Evolution Human Behavior’, i cili i ka kombinuar këto dy qasje në një përpjekje për të përcaktuar atë që ka më shumë rëndësi për një pamje të shëndetshme: forma apo ngjyra?

Jones mori fotografitë e fytyrave të mbi 100 grave të reja dhe më pas i kishte bërë një pyetësor për shëndetin e tyre. Më pas, kishte matur simetrinë, feminitetin e të gjitha fytyrave, si dhe ngjyrën e lëkurës së tyre.
Çfarë gjeti Jones? Fytyrat mesatare dhe femërore u vlerësuan si më të shëndetshme. Pra, ne kemi të drejtë të gjykojmë fytyrat mesatare si më të shëndetshme, por duke u mbështetur në veçoritë femërore të fytyrës si sytë e mëdhenj dhe një nofull e vogël.

Kur pa ngjyrën e lëkurës, historia ishte e ndryshme. Rezultatet treguan se asnjë masë e ngjyrës së lëkurës nuk ndikoi në vlerësimin e shëndetit të dukshëm. Me fjalë të tjera, ne nuk e përdorim ngjyrën e lëkurës për të gjykuar shëndetin e një personi dhe ngjyra e lëkurës nuk na tregon nëse një person është i shëndetshëm apo jo.

Duket se kur gjykojmë shëndetin e një personi, ne jemi të prirur të mbështetemi më shumë në formën e fytyrës sesa në ngjyrën e fytyrës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


