Çfarë e lidh Mero Bazen me Gramoz Ruçin
Shumë rrallë ndodh që Mero Baze të bëjë një artikull të gjatë, zakonisht tekstet e tij janë shumë të shkurtër. Një tekst të gjatë të Meros e mbaj mend 25 vjet më parë në gazetën e SHIK-ut të Gazidedes “Albania”, ku Meroja që ishte editorialist kishte tjerrë “lesh deveje” argumentesh për të shpjeguar si normale që kryetari i një shoqate fetare, asaj të intelektualëve muslimanë u bë drejtues i shërbimit të fshehtë. Ndër të tjera Meroja kishte marrë përsipër që të shpjegonte publikisht diçka që qarkullonte si anekdotë për Gazideden dhe që iu kishte bërë përshtypje edhe të huajve që hynin në zyrën e tij, se ai mbante në zyrë hurma arabie të thata për t’ ua ofruar vizitorëve.

Meroja bënte një ngatërresë me puritanët që kishin themeluar Amerikën duke iu veshur atyre një veti të përbashkët me Gazideden të qenit kundër alkoolit dhe thoshte se a mos duhet të mbante në zyrë uiski që të dukej si properëndimor. Në të vërtetë puritanizmi protestant anglez i themeluesve të Amerikës nuk kishte lidhje me të qenët kundër alkoolit por Meroja me këtë i meritoi hurmat arabike që hante me shumicë në zyrën e Gazidedes, përveç shpërblimeve të tjera.
Një tjetër artikull të gjatë Meroja ka bërë dje me rastin e largimit të Gramoz Ruçit nga politika, me titull “Dinozauri i patretur i politikës shqiptare”. Titulli bie në kundërshtim me përmbajtjen e tekstit që është një biografi shumë lavdëruese e Gramoz Ruçit. Ashtu si në rastin e artikullit për Gazideden 25 vjet më parë kur Meroja bëri gafën për hurmat arabike, ai këtë herë ka bërë gafë me fjalën “dinozaur”. Sepse fjala “dinozaur” në fjalorin politik përdoret me kuptim përkeqësues. Ironikisht, pa vetëdije e ka përdorur saktë.
Meroja tregon një histori personale me Gramoz Ruçin në vitin 1984 të ndodhur kur Meroja ishte në Tepelenë dhe priste që t’ i jepej e drejta e shkollimit universitar. Gramoz Ruçi ishte sekretari i dytë i Komitetit të Partisë të Tepelenës, domethënë zëvendësdiktatori i rrethit. Meroja thotë një gënjeshtër të trashë se Ruçi ishte sekretar për kulturën dhe ideologjinë, domethënë që puna e parë e Gramozit ishte kultura. Në të vërtetë
Gramozi nuk është marrë kurrë me kulturën gjatë karrierës së tij politike. Sekretari i dytë merrej me pastërtinë ideologjike (në këtë kuptim mund të thuhej se mbulonte dhe kulturën) si dhe mbulonte organet e diktaturës së proletariatit e më së pari punën e Sigurimit të Shtetit. Meroja nuk i thotë këto se i del keq llogaria me të shkuarën.
Meroja në artikullin e tij të gjatë thotë se në 1984 Gramoz Ruçi kishte shkuar në Tiranë duke marrë me vete nga Tepelennjë një listë me emra të atyre që kërkonin të drejta studimi dhe nuk iu jepeshin për arsye politike. Gramozi kishte marrë përsipër të ndërhynte te udhëheqja e lartë. Të gjithë ata që prisnin i kishin shpresat te Gramozi na thotë Meroja. Meroja thotë se këtë gjë ia tha një djalë që po priste bashkë me të, me të cilin u bë mik dhe babai i të cilit kishte biseduar me Gramozin. Meroja nuk e thotë se ishte babai i vetëMeros ai që kishte miqësi të vjetër me babain e Gramozit, që nga koha kur të dy kishin qenë partizanë dhe më pas punonjës të Sigurimit të Shtetit. Meroja nuk e thotë as se përse atij nuk i jepej e drejta e studimeve universitare. Ashtu siç Meroja nuk lejon që 15 e më tepër librat e shkruar nga babai i tij, i cili vdiq para pak kohësh, të vijnë në libraritë e Tiranës ku ka njerëz kureshtarë për t’ i blerë, për shkak se është babai i Meros. Edhe këtu nuk i del mirë llogaria me të shkuarën Meros.
Gramozi i premtoi babait të Meros se do t’ ia zgjidhte hallin e djalit, por kishte dhe një hall për veten e tij si sekretar partie, se mos e fajësonin për zbutje të luftës së klasave, prandaj duhet që djali i tij të merrte atë “teserën” sekrete që e merrnin sidomos ata të cilët nuk bëhen dot komunistë me teserë partie. Dhe kështu Meroja u bë “Çorapja” dhe iu dha e drejtave e studimeve universitare për gjeologji në Tiranë. Vetë Gramozi më parë ishte bërë “Cingarja” (jo “Cigarja”)
Meroja tregon sesi Gramozi përpiqej që të tjerët të shkolloheshin por nuk tregon gjë për peripecitë e vetë Gramozit për shkollimin e tij. Sipas biografisë zyrtare të
Gramoz Ruçit të paraqitur në faqen zyrtare të Kuvendit të Shqipërisë ai i ka kryer studimet e larta për biologji-kimi në Insitutin e Lartë Pedagogjik në Shkodër dhe në Gjirokastër. Data nuk jep. Instituti i Lartë Pedagogjik si në Shkodër ashtu dhe në Gjirokastër, ishte dyvjeçar në atë periudhë. Nuk kuptohet se përse Gramozi që ishte nga Tepelena duhet të shkonte në Shkodër për studime dhe pastaj t’ i përfundonte në Gjirokastër?! Më shumë mundësi ka të jetë e kundërta, pasi Gjirokastra është afër Tepelenës dhe kështu ka qenë në të vërtetë. Gramozi i nisi studimet në Gjirokastër në vitin 1969. Nuk i pëlqeu dega që i dhanë por për ta hequr qafe i thanë se në këtë degë kishte ndjekur studimet edhe Enver Hoxha. Dhe
Gramozi ndoqi shembullin e Enver Hoxhës duke mos kaluar dot provimet e vitit të parë, në rastin e Gramozit për dy vjet. Në ndërkohë që vazhdonte studimet, në 1971 u emërua mësues në shkollë fillore.
Gramozi mund të kishte vazhduar të bënte vendnumëro në provimet në vit të parë edhe për dy vjet të tjerë, si Enver Hoxha. Por Gramozin e morën të kryejë shërbimin ushtarak, madje me vonesë, në 1972. E dërguan në Gardën e Republikës në Tiranë ku pas periudhës së përgatitjes e dërguan në Lezhë në resortet e gjuetisë së udhëheqjes së regjimit komunist.
Atje shkonte shpesh për gjueti Ministri i Punëve të Brendshme Kadri Hazbiu, shefi i Sigurimit të Shtetit. Dëshmitarët tregojnë se një herë ndodhi që Kadri Hazbiu kishte vrarë një shpend të cilin zagarët e tij të gjuetisë nuk po e nxirrnin dot nga ferrat ku kishte rënë. Gramozi që ishte aty afër u turr dhe hapi ferrat me trup, e mbërtheu gjahun para syve të habitur të zagarëve dhe ministrit dhe u kthye fitimtar, i çjerrë, i përgjakur dhe ia dha këtij në dorë.
-Qenke trim more djalë, por u çorre u bëre copë!- I tha Kadriu
-Çfarë janë këto të çjerrat e mia para plagëve që keni marrë juve dhe dëshmorët në luftën partizane shoku ministër.- I tha Gramozi.
Një person që ka qenë ushtar bashkë me Gramozin më ka treguar se atë ditë komandanti i vuri të gjithë ushtarët me radhë të hiqnin gjembat e ngulur në trupin e Gramozit, ndërsa ky ndejti dy javë i shtrirë.
Gramozi mori guximin që t’ i kërkonte Kadri Hazbiut që të vazhdonte studimet me korrespondencë, ndërsa kryente shërbimin ushtarak. Me urdhër të Kadri Hazbiut atë vit Gramozit iu dha e drejta të vazhdonte studimet, domethënë të jepte provimet në Institutin e Lartë Pedagogjik të Shkodrës që ishte më pranë repartit ku kryente shërbimin ushtarak Gramozi. Fama e Gramozit kishte shkuar në Institut para tij.
Kur ai shkonte për të dhënë provime me unformën e gardistit, përplasja në korridoret e institutit e çizmeve të tij të veshura me pafta mbrojtëse metalike në pjesën e poshtme kumbonte anëekënd ndërtesës.
Në Shkodër thonë se i bëri përshtypje edhe Tef Palushit, humoristit të famshëm shkodran, I cili u ndodh një ditë në Institut dhe tha:
-E dija që vijnë magarë (gomarë) këtu në Institut, por nuk e kam ditë që ka të tillë që vijnë edhe të mbathur me patkonj.
Shakaja u përhap ndër studentët dhe kur ia treguan Gramozit dhe e pyetën se përse çizmet e tij kërcisnin aq shumë ai tha:
-Duhet t’ i mbroj çizmet që më ka dhënë partia dhe pushteti popullor se nuk jemi në luftën partizane që t’ u rrëmbej një palë të tjera armiqve të vrarë.
Të nesërmen Tefa shkoi te sporteli i Degës së Punëve të Brendshme të Shkodrës dhe tha:
-Kini parasysh se unë nuk kam thënë gjë për çizme gardisti. Se e di që të gjitha mua m’ i bëjnë përsipër mor të marrsha të keqen!
Gramozi nuk i përfundoi dot studimet e larta as në periudhën që ishte ushtar (1972-74). E vazhdoi shkollimin në Gjirokastër ku u diplomua në 1977, duke i kryer për tetë vjet studimet në ciklin dyvjeçar. Nëse unë gënjej le të japë biografi i autorizuar i Gramozit, Meroja, të dhëna të tjera.
Në 1977 Gramozi u emërua mësues në Progonat të Tepelenës. Në ndërkohë partia po e përgatiste për kuadër të lartë. Në 1979 u dërgua për të kryer studimet dyvjeçare në Shkollën e lartë të Partisë “Vladimir Iliç Lenin”, ku nëndrejtor ishte Servet Pëllumbi. Edhe këtu Gramozi shkoi me çizme që kërcisnin korridoreve por e dëboi drejtoresha, Fiqrete Shehu, gruaja e kryeministrit Mehmet Shehu, duke e dërguar të hiqte çizmet me hekura. Pas eliminimit të Mehmet Shehut në 1981, Gramoz Ruçi thoshte se gruaja e Mehmet Shehut e përzgjodhi për ta goditur për shkak se e pa si shembull të komunistit të flaktë.
Pasi Gramzoi u diplomua në shkollën e partisë për shkak se atje nuk binte njeri në provime, ai për shkak të famës që mori nga përplasja me gruan e Mehmet Shehut, ai në 1982 u emërua sekretar i Këshillit Popullor të Progonatit në Tepelenë, dhe me këtë nis karriera e tij politike.
Miqësinë familjare të Meros me Gramozin e dinin shumë anëtarë të PD-së nga Tepelena të cilët e quanin Meron spiun të Gramoz Ruçit në PD. Këta e nxorrën për Meron atë epitetin “Kapteri i Ruçit” që e ka përdorur një herë Sali Berisha dhe që e përmend Meroja në artikull. Këta e kanë quajtur Meron edhe “Çorapja e grisur e Gramozit”.
Për të hedhur poshtë të vërtetën e lidhjes së tij me Gramoz Ruçin Meroja kur ishte pranë Sali Berishës sajoi historinë sikur nipi i Gramoz, Gjolekë Malaj e përndiqte Meron dhe donte ta vriste. Për këtë Meroja sajoi dhe skenën e gënjeshtërt sikur Gjoleka e rrahu në Gjirokastër në ditët pas fitores së PD-së në zgjedhjet e vitit 2005. Në fakt Meroja kishte ngrënë e kishte pirë atë ditë me Gjolekën dhe pastaj ky i fundit u habit kur mori lexoi që Meroja e kishte denoncuar si keqtrajtues të tij. Gjoleka u arrestua për këtë shkak dhe kur u ankua te Gramozi ky i tha kështu e ka politika na duhet një legjendim për Meron, si për Pal Mëlyshin. Ti je djalë i fortë, i tha Gramozi Gjolekës, e përballon këtë situatë për interesin e partisë sonë.
Tani Meroja është bërë mik përsëri me Gjolekë Malajn dhe kur ky i thotë se me luftën që Meroja po i bën Saliut, ia ka bërë hallall burgun që bëri për shkak të Meros.
-Ku ta gjeja dhe unë të kisha paguar me burg, – përgjigjet Meroja,- por e pagova me nderin e familjes se ti nuk e di atë që më ndodhi me Shkëlzenin për të cilin Saliu kur u bë president më porositi të kujdesem si për vëllain tim të vogël se mos binte në shoqëri të keqe. Shkëlzeni para se të bënte shpërthimin në Gërdec bëri dy shpërthime në një vrimë tjetër me pasoja për mua, por ta lemë këtë histori është “Gërdeci” im familjar, e kam vërtetuarme teste shkencore.
Artikulli i djeshëm i Meros është pohimi publik i Meros se ka qenë dhe mbetet çorapja e grisur e Gramoz Ruçit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



