E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë fshihet pas ekzekutimit të producentit shqiptar në Londër
Publik News

Çfarë fshihet pas ekzekutimit të producentit shqiptar në Londër

Keshtu e nis shkrimin e vet DailyMail, teksa ka publikuar ne faqen e pare lajmin per ekzekutimin e shqiptarit, Flamur (Alex) Beqiri, 36 vjeç, qe u ekzekutua me bresheri plumbash rreth orës 9 të së martës, ndërkohe qe gruaja e tij ulëriste mbi trupun e bashkeshortit te gjakosur.

“Pasi e qëlluan ai ndihmua nga një mjek dhe një infermiere që jetonte në të njëjtën rrugë pranë Thames, por nuk mundi të shpëtonte”- shkruan gazeta.

Sipas saj, policia seudeze është duke punuar me Scotland Yard për ngjarjen, duke nenvizuar disa krime te meparshme.

Disa nga ish-bashkëpunëtorët dhe miqtë e tij janë vrarë pasi ai emigroi në Mbretërinë e Bashkuar tre vite më parë, një burim i tha gazetës Sydsvenskan në Malmo.

Në vitin 2008, Flamuri ishte një nga personat më të kërkuar në Suedi, pasi detektivët e cilësuan atë si pjesë të një bande ndërkombëtare së drogës që transferoi hashash me vlerë rreth 2 milionë paund në Skandinavi.

Policia tha në atë kohë se Beqiri u nis për në kufi me këmbë, por nuk dihet nëse ai u arrestua ndonjëherë ose u akuzua në lidhje me komplotin për të cilën akuzohej.

Një zyrtar qe nuk ka deklaruar emrin ka thene per gazetan se “Beqiri, i cili u transferua nga Shqipëria në Suedi qëkur ishte fëmijë, ishte ‘i lidhur shumë’ me kriminelët suedeze”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.