Çfarë fshihet pas shkarkimit të drejtorit në Divjakë?
Ardian Koçi, i cili për dhjetë vite ka qenë Drejtor i Parkut Kombëtar Divjakë-Karavasta është shkarkuar nga detyra me urdhër të ministres për Mjedisin dhe Turizmin Mirela Kumbaro.
Thuhet se shkaku ishte intervista e ish-drejtorit për Zërin e Amerikës, pa marrë leje tek eprorët. Vetë Koçi, në postim në Facebook thotë se ky vendim ishte i pritshëm, pasi presionet ishin bërë edhe më herët.
Postimi:
Te dashur shoke e miq, që më keni mbeshtetur për vite me radhë në detyrën time në mbrojtjen dhe menaxhimin e Parkut Kombetar Divjakë-Karavasta dhe te Zonave te Mbrojtura të qarkut Fier.Sot per mua ishte dita e fundit ne këtë detyrë.Pas gati 10 vjet punë ,si drejtor i institucionit pergjegjes per administrimin dhe monitorimin e Zonave te Mbrojtura Fier, sot me nderpriten padrejtesisht marredheniet me punen.Shkaku është sa qesharak aq edhe absurd. Jam krenar per atë që,bashkë me stafin që drejtoja,kam arritur. Ju faleminderit per mbeshtetjen tuaj!
Thuhet se Koçi ka pasur presione edhe nga qeverisja vendore. Nga disa mesazhe ku vëllai i Fredi Kokoneshit, krybashkiakut të Divjakës i ka shkruar ish-drejtorit. Këto mesazhe janë publikuar nga Koçi në Facebook, por mesa duket më pas janë fshirë.
Nuk dihet se çfarë fshihet mes këtyre rreshtave mesazhesh, por duket që ka prishje interesi.



Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



