E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çfarë ka ndodhur? FNSH dhe policia “mbërthejnë” Vlorën
Flash

Çfarë ka ndodhur? FNSH dhe policia “mbërthejnë” Vlorën

Forcat e Policisë së Vlorës, në bashkëpunim me FNSH-në dhe Forcat Operacionale, kanë intensifikuar kontrollet në disa zona të qytetit pas ngjarjeve të fundit që kanë tronditur rendin publik.

Operacionet po zhvillohen në pikat kryesore të qarkullimit, me fokus te drejtuesit e automjeteve luksoze, personat me precedentë penalë, si dhe ata që dyshohet se lëvizin të armatosur ose nën efektin e alkoolit.

Uniformat blu po kryejnë gjithashtu verifikime për dokumentacionet e mjeteve dhe respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor, ndërsa kontrollet po shtrihen edhe në zonat periferike të qytetit.

Sipas burimeve nga Policia e Vlorës, aksionet do të vijojnë edhe në ditët në vijim, me synimin për të forcuar ndjenjën e sigurisë publike dhe parandaluar ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.